SJELLIM REZULTATE, TEJKALOJMË PRITSHMËRITË

Në vitin 2022, dy grupet kryesore në industrinë tonë, Kiraç Group nga Turqia dhe R&M Group nga Shqipëria arritën një marrëveshje për të zgjeruar të njëjtat modele dhe praktika biznesi në Shqipëri. Në të njëjtin vit, një kompani e re, e krijuar si Kiraç Elektrik Albania, filloi aktivitetin e vet me këtë emër, duke u bërë shpejt lider në sektorin elektrik në rajon.

Kiraç Elektrik Albania e merr forcën dhe stabilitetin e saj nga përvoja e Kıraç Group, veçanërisht Kıraç Elektrik Turqi, i cili operon me markat kryesore në botë, si dhe renditet i pari në të gjithë Turqinë me çdo markë, për të cilën ka franshizën. Nga ana tjetër, Kıraç Elektrik ka në dispozicion njohuritë për tregun dhe eksperiencën e R&M Group, i cili ka aktivitet të gjerë në rajon, duke u renditur si kompani lider në fushën e distribucionit dhe instalimit të sistemeve elektrike, ndriçimit dhe sistemeve të sigurisë.

Kiraç Elektrik Albania ka adoptuar nga këto dy grupe parimet e shërbimit të shkëlqyer, së bashku me gamën e gjerë të produkteve dhe rrjetin e gjerë të shpërndarjes.

Filozofia jonë

Kiraç Elektrik, ne udhëhiqemi nga vlerat e integritetit, besueshmërisë, përkushtimit dhe bashkëpunimit. Detyra jonë është të lehtësojmë jetën e klientëve tanë. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë produkte dhe shërbime të cilësisë më të lartë. Për ta arritur këtë, ne zgjerojmë vazhdimisht pajisjet dhe ambjentet tona, si dhe angazhohemi në programe trajnimi dhe certifikimi që sigurojnë që mund t’u shërbejmë me përsosmëri dhe profesionalizëm.

Filozofia dhe premtimi ynë në shërbim të klientit është: sjellim rezultate, tejkalojmë pritshmëritë.

Vizioni ynë

Si specialistë të zgjidhjeve elektrike, ne ofrojmë produkte elektrike instalimi dhe testimi, si dhe zgjidhje për automatizim dhe kursim të energjisë. Me katalogun tonë të madh të produkteve dhe shërbimeve, ne synojmë të jemi një emër reference në industrinë tonë dhe një lider në tregjet e rajoneve që mbulojmë.

Për të siguruar rritjen tonë, ne integrojmë gamën e gjerë të zgjidhjeve nga prodhuesit kryesorë në botë me shërbim të shpejtë dhe të përsosur ndaj klientit.

Premtimi ynë për klientët

Ne synojmë të njihemi nga klientët tanë:

  • Si distributor dhe shitës i besueshëm i produkteve dhe shërbimeve të fushës elektrike.
  • Si një kompani proaktive, e aftë për të konkurruar në të gjitha aspektet e tregut, përmes përmirësimit dhe inovacionit të vazhdueshëm.
  • Si një biznes i orientuar drejt klientit dhe që kënaq klientët me transaksione të lehta dhe pa probleme.
  • Si një kompani inovative që sigurohet për kompetencën e punonjësve.

Premtimi ynë për punonjësit

Ekipi ynë përbëhet nga personel teknikisht i aftë dhe shumë i përkushtuar që punon në mënyrë kohezive për të promovuar zgjidhje me vlerë të shtuar, me një strukturë çmimesh konkurruese për t’iu përshtatur nevojave tuaja. Ne synojmë të njihemi nga punonjësit tanë:

  • Si një punëdhënës që garanton një mjedis të sigurt pune.
  • Si një punëdhënës që angazhohet në programe trajnimi dhe certifikimi për të ndihmuar punonjësit të përparojnë në rritjen e tyre personale dhe profesionale.
  • Si një punëdhënës që vlerëson përkushtimin dhe dedikimin e punonjësve të tij.

Partneritetet tona

Kiraç Elektrik bashkëpunon me disa nga prodhuesit më të mëdhenj në industrinë elektrike për të siguruar produkte me cilësi të lartë. Për më tepër, ne vazhdimisht kërkojmë produkte të reja dhe përmirësojmë shërbimet tona për t’u shërbyer më mirë klientëve tanë. Ne synojmë të jemi të njohur në industrinë tonë:

  • Si një partner që promovon bashkëpunimin, duke u angazhuar në partneritete me përfitim reciprok.
  • Si shitës kryesor, me përvojë dhe kreativ i produkteve elektrike.
  • Si një kompani që vlerëson dhe pranon se partneritetet e qëndrueshme janë thelbësore për suksesin e kompanisë.

Mbi R&M Group

  • R&M Group përbëhet nga RATECH, SSD, Kiraç Elektrik Albania, Mr. Light, KidsClub, PiterPan, Bambi Kids, Tokyo Restaurant, Tokyo Coffee&Snacks, Mr. Coffee.

    Fokusi ynë kryesor është teknologjia, sistemet e sigurisë, inxhinieria elektrike dhe elektronike dhe sistemet e ndriçimit. Në këto fusha, kompanitë tona kanë zhvilluar me sukses projekte në të gjithë territorin e Shqipërisë, si edhe në disa vende të Evropës. Kohët e fundit kemi vepruar me sukses në industrinë e mikpritjes dhe në edukimin e argëtimin e fëmijëve.


    Në punën tonë, në të gjitha kompanitë tona, por edhe në të gjitha planet tona për zgjerim të aktivitetit, ne mbetemi të përkushtuar për komunitetin, të përkushtuar për të ardhmen. Pasioni për të renë dhe inovacionin teknologjik janë elementët që e bëjnë grupin R&M unik dhe të ndryshëm. Këto janë pikërisht vlerat që qëndrojnë në themel të grupit tonë.


    Rezultatet tona të jashtëzakonshme bazohen plotësisht në punën e njerëzve inovativë e të motivuar nga pasioni. Njerëz që nuk heqin dorë kurrë, njerëz që zgjedhin sfida të mëdha. Njerëzit që besojnë se çdo ide e mirë sjell një ndryshim të madh drejt një të ardhmeje të ndritur. Për ne është e rëndësishme të tregojmë me punën tonë se risia nuk është një pikë fillimi, por një proces i vazhdueshëm drejt së ardhmes.

    Për më shumë lajme nga R&M Group, ju lutemi vizitoni www.rm-group.com.al